Përpjekja për të nisur procedurën e shkarkimit ose ndryshe impeachment, ndaj Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, me akuzën se ka zhvilluar luftë kundër Iranit pa autorizimin e Kongresit, ka dështuar në Capitol Hill. Një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve votoi për t'ia kaluar akuzat për shkarkim një komisioni, gjë që në thelb e ndalon nismën e propozuar nga kongresmeni republikan Thomas Massie, nga shteti i Kentakit, të paktën për momentin. Në konferencën e tij të parë për shtyp nga Pentagoni në gjashtë muajt e fundit, Hegseth e quajti përpjekjen për shkarkim një "farsë" dhe "sabotim".