Policia britanike e anti-terrorizmit njoftoi se një ushtar i Ushtrisë Amerikane është arrestuar nën dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë. Ushtaraku i rangut të lartë, 41 vjeç, u arrestua të martën pranë Gloucester-it. Njësia e Policisë Kundër Terrorizmit në Londër bëri të ditur se arrestimi është kryer në bazë të seksioneve 1 dhe 3 të Ligjit për Sigurinë Kombëtare të vitit 2023.