Deputetja e Edi Ramës, Sara Mila, u përball sot me një situatë të papritur teksa po dilte nga SPAK.
Pasi u thirr në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar si person në dijeni për akuzat për blerje votash gjatë zgjedhjeve në Elbasan, ku dyshohet se Mila ka premtuar ndihma ekonomike në kërkim të votave për PS-së, ajo u bë për ‘ujë të ftohtë’ nga një qytetare.
Teksa deputetja socialiste fliste para medieve, një qytetare në sfond dëgjohet teksa e akuzon ligjvënësen si hajdute dhe njeri i vendosur në Kuvend nga krimi.
“Pse i jepni rëndësi këtyre hajduteve? Këta që janë vendosur nga krimi? Nuk kanë kapacitet për të qenë në Kuvend. Turp, turp. Tradhtare!”, dëgjohet teksa i thotë qytetarja.
© SYRI.net
‘Sektori energjitik në krizë’, Hoti: Buxheti 2027 të financojë reformat, jo vetëm shpenzimet
Doli në telefonin e sekuestruar/ Prokuroria e Elbasanit e referoi Sara Milan në SPAK, dyshimet për korrupsion
Bardhi: Opozita nuk ka bojkotuar Reformën Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet