Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan të mërkurën pasi morën të njëjtin mesazh alarmi për bombë. Lajmin e bëri të ditur ministri italian i Arsimit, Giuseppe Valditara. Ai shtoi se numri i shkollave të prekura mund të rritet më tej.
Forcat policore italiane po hetojnë rastin. Ndërkohë, nxënësit janë larguar nga ambientet mësimore dhe qëndrojnë nën mbikëqyrjen e stafit mësimdhënës. Evakuimi i shkollave në Itali preku të paktën 300 institucione, sipas të njëjtit njoftim të ministrit Valditara, i cili tha se numri mund të rritet më tej.
Një shkollë në Romë i ka informuar prindërit se, pas alarmit kombëtar për bombë, të gjithë nxënësit janë dërguar në një zonë të sigurt dhe mbeten nën mbikëqyrjen e stafit mësimdhënës. Sipas një burimi qeveritar me njohuri për çështjen, emaili i alarmit ishte nënshkruar si “Mikhail Andropov, udhëheqës i Vilajetit të Misoginistanit”.
Alarmi i sigurisë vjen mes shqetësimeve në rritje në Evropë për të ashtuquajturat kërcënime të luftës hibride. Këto kërcënime kanë synuar supermarketet, bankat e gjakut, trafikun ajror dhe transmetuesit televizivë.
