Wednesday / November 11 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Nga Vendi

Ulen sërish çmimet e naftës dhe benzinës

Share Share Icon
Çmimet e naftës dhe benzinës janë ulur me 3 lekë për litër, sipas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës.

Çmimi maksimal i shitjes me pakicë të naftës është ulur nga 208 lekë në 205 lekë për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me jo më shumë se 164 lekë për litër, nga 167 lekë që ishte një ditë më parë.

Edhe çmimet e shitjes me shumicë janë ulur me 3 lekë për litër. Nafta do të tregtohet me shumicë me jo më shumë se 193 lekë për litër, nga 196 lekë më 10 nëntor, ndërsa benzina me 152 lekë për litër, nga 155 lekë më parë.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi më 11 nëntor, në orën 14:00, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.

Bordi i Transparencës është rikthyer në funksionim në kuadër të situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16 shtator 2026, duke përcaktuar çmimet maksimale të tregtimit të karburanteve me shumicë dhe pakicë.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Nga kultura te shëndetësia, investimet publike me realizimin më të dobët në 9-mujor

Investimet publike vijojnë të kenë një ecuri të dobët edhe gjatë vitit 2026, duke shfaqur mos-realizim të fortë në raport me planin me fusha të til...

2 hours më parë 4 Min Lexim

Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon

Shqipëria ngelet ende ekonomia më pak e kredituar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit ...

3 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!