Protestuesi 28 vjeçar Erjon Vishkulli do të kryejë sot një operacion të dytë në Romë, që pritet të jetë vendimtar për shikimin e tij.

Më herët, Erjon Vishkulli kreu një ndërhyrje në kliniken “Gemelli” në Romë me mbështetje financiare nga qeveria 5 milionë lekë të rinj, por një operacion i dytë është i domosdoshëm dhe përcaktues për të rifituar plotësisht shikimin.

Bluzat e bardha kanë nxjerrë nga syri edhe trupin e huaj në sy, ku siç ka njoftuar më herët prokuroria e Tiranës, materiali do të sekuestrohet për tu ekzaminuar se çfarë është, teksa dyshimet e para kanë qenë për plumb gome gjatë përplasjeve në javën e parë të protestës.