Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arrestuar në Greqi, pranoi edhe dy vrasjet në Shqipëri; Policia e Shtetit: Kemi verifikuar identitetin, rrezikshmëri e lartë

timoni.al by timoni.al
November 11, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Arrestuar në Greqi, pranoi edhe dy vrasjet në Shqipëri; Policia e Shtetit: Kemi verifikuar identitetin, rrezikshmëri e lartë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet identifikuan dhe arrestuan në Greqi një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili përdorte identitet të rremë. Identifikimi u bazua në ekspertimin e të dhënave biometrike të kryer nga specialistët e Institutit të Policisë Shkencore. Arrestimi u realizua si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Athinës.

I kërkuari ndërkombëtarisht është Zef Preldakaj alias Fran Preldakaj, 44 vjeç, i cili në Greqi përdorte emrin Nikolin Pali dhe kishte ndryshuar datëlindjen. Në Shqipëri, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar në vitin 2008 me 22 vjet burgim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, kryer në bashkëpunim. Ngjarja për të cilën u dënua ka ndodhur në vitin 2002, kur ai së bashku me shtetasit A. N. dhe B. D. shkuan në subjektin e vëllezërve S. V. në fshatin Shtoj i Vjetër, me qëllim grabitjen e xhiros ditore. Gjatë tentativës, A. N. ka qëlluar me armë duke shkaktuar vdekjen e dy vëllezërve, ndërsa hetimet provojnë se Preldakaj ka qëndruar në derë për të mbuluar dhe siguruar veprimet e bashkëpunëtorëve dhe më pas është larguar së bashku me ta.

Autoritetet greke e akuzuan në vitin 2020 në Korinth për vrasjen e një shtetasi grek dhe një shtetaseje ukrainase, trupat e të cilëve u gjetën në një automjet. Përveç këtyre akuzave, ai rezulton me precedentë penalë në Greqi: për grabitje me armë dhe shkelje të ligjit për armët në vitin 2014; shkelje të ligjit për rregullimin e tregut të lojërave të fatit në vitin 2013; dhe posedim të lëndëve narkotike në vitin 2005.

Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet greke për dokumentimin e plotë të përfshirjes së tij në aktivitet kriminal dhe për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Previous Post

Taksistët protestojnë në Tiranë, kërkojnë ulje të çmimit të karburantit dhe kufizim të licencave

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al