Vala e protestave që po zhvillohet paralelisht si në Francë ashtu edhe në Shqipëri ka sjellë sot reagimin e ambasadores franceze në Tiranë, Catherine Suard. Gjatë një vizite në qytetin e Korçës, ku mori pjesë në çeljen e një ekspozite fotografike kushtuar Luftës së Parë Botërore, diplomatja franceze u pyet nga gazetarët nëse sheh ngjashmëri mes protestave që po tronditin Francën dhe atyre në Shqipëri.