Kryesore

Balla sulmon eurodeputetin gjerman që kërkoi qeveri teknike: Nuk e marr në konsideratë, janë si deklaratat e Albana Vokshit

12:49 - 11.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka sulmuar eurodeputetin gjerman Michael Gahler, pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me situatën politike në Shqipëri, i cili propozoi Qeverinë teknike si zgjidhje.

Balla deklaroi se pavarësisht respektit që ruan për shkak të pozicionit që mban Gahler, nuk i merr në konsideratë deklaratat e tij, duke i krahasuar ato me qëndrimet e deputetes demokrate Albana Vokshi.

“Ndaj eurodeputetit Gahler ruaj respektin për shkak të pozicionit, por nuk marr në konsideratë asnjë prej deklaratave të tij. Për mua deklaratat e eurodeputetit Gahler janë të barabarta me deklaratat e koleges Albana Vokshit. Saç marr në konsideratë deklaratat e Albana Vokshit, unë marr në konsidaratë edhe deklaratat e eurodeputetit Gahler. Në të njëjtën sallë me Gahler ishte edhe raporteri hije i PPE, që është në gratë me i lartë se Gahler, që quhet Andrey Kovatchev, i cili ishte shumë i qartë në ato që tha. Dënoj dhunën kundër bizneseve private dhe kërkoj hetim të plotë të rasteve të dhunës”, tha Balla për gazetarët.

Kujtojme qe Gahler nje dite me pare i cilësoi protestat e qytetarëve si plotësisht të justifikuara, duke ngritur shqetësime për korrupsionin dhe për çështjen e imunitetit të ish zëvendës kryeministres, Belinda Balluku, që u mbrojt nga PS.

Ai shtoi se krijimi i një qeverie teknike do të ndihmonte në qetësimin e situatës politike dhe rikthimin e besimit të qytetarëve te mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Për arsye politike, imuniteti i ish zëvendëskryeministres nuk hiqet. Këto protesta krijojnë vështirësi si për qeverinë, ashtu edhe për opozitën. Njerëzit nuk janë të kënaqur me asnjërën palë. Ndoshta një qeveri teknike mund të ishte një zgjidhje për të sjellë qetësi, duke u dhënë njerëzve shpresën se zgjedhjet e ardhshme mund të jenë të lira, të ndershme dhe pa korrupsion.”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.