Balla i bën daljen Lalit: S’jemi mburoja jote

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.11.2026, 13:03

Përplasja mes Erion Veliajt dhe strukturave drejtuese të Partisë Socialiste ka hyrë në një fazë të re, pasi kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës ka kërkuar zyrtarisht të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë Kombëtare të PS-së. Ndonëse ndodhet në paraburgimin e Fierit, Veliaj synon që zëri i tij të dëgjohet në forumet e larta të partisë, duke krijuar një situatë delikate për drejtuesit socialistë.

Nëpërmjet një letre dërguar SPAK-ut dhe sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, Veliaj ka kërkuar mundësinë e pjesëmarrjes fizike ose përmes një lidhjeje online në mbledhjen e caktuar për 14 nëntor në Gjirin e Lalzit. Nëse kjo kërkesë nuk mundësohet, ai ka kërkuar që qëndrimet dhe propozimet e tij për të ardhmen e partisë të lexohen publikisht para anëtarëve të Asamblesë, duke u thirrur tek funksionet e tij si kryetar i PS-së për Tiranën, anëtar i Kryesisë dhe drejtues politik.

Kjo kërkesë ka marrë një përgjigje paraprake nga Taulant Balla. Kreu i grupit parlamentar socialist theksoi se me Veliajn e lidh një miqësi personale, por u tregua i prerë se Partia Socialiste nuk do të bëhet kurrë mburojë për askënd në përballjen me drejtësinë.

Duket se lalin po e trajtojnë si rosakun e shëmtuar të PS, ai që mbetet gjithmonë jashtë familjes dhe injorohet. Teksa kryetari aktual i bashkisë Tiranë ndodhet pas hekurave, mendimi i tij është i papërfillshëm në vendimmarrjen për kandidatin për zgjedhjet vendore 2027.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit