Apeli prish vendimin, Oltion Bistri dënohet me 7 vite burg për pastrim parash dhe korrupsion pasiv

Apeli prish vendimin, Oltion Bistri dënohet me 7 vite burg për pastrim parash dhe korrupsion pasiv

13:07, 11/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e operacionales, Oltion Bistrin, duke e dënuar përfundimisht me 7 vite heqje lirie.

Trupa gjykuese me relator Dhimitër Lara e anëtar Daniela Shirka dhe Engert Pëllumbi vendosën ta dënojnë edhe për pastrim parash e korrupsion pasiv.

Sipas vendimit, për veprën penale të korrupsionit, Bistrit i është caktuar dënimi me 5 vite burgim, ndërsa për pastrimin e produkteve të veprës penale është dënuar me 7 vite burgim.

Në bashkim të dënimeve, masa përfundimtare e përcaktuar nga gjykata është 11 vite burgim. Megjithatë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi është reduktuar në 7 vite e 4 muaj burgim.

Krahas dënimit me burg, gjykata ka vendosur edhe konfiskimin e pasurive të tij, mes tyre apartamente, dyqane dhe një shumë prej 1 milion e 300 mijë eurosh.

Në Shkallën e Parë, Bistri ishte dënuar me vetëm 2 vite burgim për akuzën e nxjerrjes së të dhënave sekrete. Ai u lirua nga burgu në nëntor të vitit 2025, ndërsa vendimi i sotëm i Apelit e rikthen në qeli.

Ndërkohë, për të pandehurit e tjerë të kësaj çështjeje është lënë në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë.

Konkretisht, Edmond Preka është dënuar me 7 vite burgim, Astmer Bilali me 5 vite e 8 muaj burgim, Behar Brajoviq me 8 vite e 8 muaj burgim, ndërsa ish-prokurori Xhevahir Lita me 3 vite e 4 muaj burgim.

Oltion Bistri doli në përgjimet e SKY ECC si informator i grupeve kriminale pasi njoftonte Pëllumb Gjokën për aksionet e policisë kundër lojërave të fatit si dhe në një rast të dytë dekonspiroi operacionin për kapjen e Ali Hysës, një person në kërkim për trafik droge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco