Kombëtarja shqiptare ka mbyllur këtë të mërkurë përgatitjet për sfidën me Finlandën, që është ndeshje e pestë në grupin e Ligës së Kombeve ku Shqipëria synon vendin e parë.
Për herë të parë trajneri Rolando Maran ka patur grupin e plotë në stërvitje sepse Arbër Hoxha dhe Cristian Shpendi kanë lënë pas problemet fizike dhe janë stërvitur me pjesën tjetër të përfaqësues.
Ndërkohë, në orën 16:00, trajneri Rolando Maran dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes.
Për sfidën që luhet nesër në Air Albania në orën 20:45 katër lojtarë do të përfundojnë në tribunë, pasi nga 27 të grumbulluar, rregullorja e UEFA-s lejon 23.
Kujtojmë se në takimin e fundit përfunduan në tribunë Feta Fetai dhe Klevi Qefalija, që janë sërish pjesë e listës. Samuele Sina ndërkohë ishte larguar.













