Milan merr vendimin për sulmuesin që ngroh stolin, do të largohet në huazim në Itali ose jashtë saj për të fituar minuta

11 Nëntor 2026
13:37
Telesport
back button

Rruga e Nicolo Tresoldi te Milan kryqëzohet me atë të një tjetër sulmuesi të ri, këtë herë një talent vendas, pjesë e kombëtares italiane U-21. Bëhet fjalë për Francesco Camarda, i cili aktualisht ndodhet me skuadrën e drejtuar nga Baldini.

Camarda pret lajme për të ardhmen e tij, teksa ka regjistruar rreth 120 minuta lojë këtë sezon në Europa League dhe 36 minuta në Serie A. Ai ende nuk ka shënuar dhe ka nevojë për minuta loje për të shfaqur aftësitë e tij.

Klubi kuqezi beson se është më mirë që ai të fitojë përvojë diku tjetër, në mënyrë që të kthehet i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në një Milan të nivelit të Champions League në të ardhmen.

Camarda mund ta vazhdojë rritjen e tij në një klub tjetër të Serie A, ndoshta në një ekip të renditur në pjesën e sipërme të tabelës, ose mund të fitojë përvojë të vlefshme jashtë vendit. Opsione nuk mungojnë, madje edhe nga Serie B.

Megjithatë, vizioni afatgjatë i klubit mbetet i pandryshuar: qoftë në Itali apo jashtë saj, Camarda do të dërgohet thjesht në huazim te një skuadër që mund t’i ofrojë hapësira të rregullta loje.

Te një klub që ka nevoja specifike teknike apo taktike, të cilat ai është i aftë t’i plotësojë. Bëhet fjalë ekskluzivisht për një huazim, nuk do të ketë transferim përfundimtar e as ndonjë opsion blerjeje në të ardhmen nga klubi tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit