Është zbardhur identiteti dhe e shkuara kriminale e shqiptarit me rrezikshmëri të lartë të arrestuar disa ditë më parë në shtetin grek. 44-vjeçar shqiptar, rezulton i dënuar me 22 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, teksa kishte mundur t’i shpëtonte drejtësisë duke përdorur një identitet të rremë në Greqi. Bëhet fjalë për Zef Preldakajn, i njohur edhe si Fran Preldakaj, i cili në shtetin fqinj përdorte emrin Nikolin Pali.