Të dërguarit amerikanë do të udhëtojnë nesër drejt Moskës, ku do të zhvillojnë një takim me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa më pas do të shkojnë në Dublin për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Lajmi është bërë i ditur nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump dhe një prej ndërmjetësve të Uashingtonit në negociatat për Ukrainën.
Kushner, i cili së bashku me Steve Witkoff po merr pjesë në bisedimet në Abu Dhabi, konfirmoi se delegacioni amerikan do të vijojë përpjekjet diplomatike për të afruar qëndrimet mes Moskës dhe Kievit.
