Kryesore

Ilda Zhulali: Në qendër të diskutimeve në PE, qeveria kujdestare që ta përgatisë vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme

14:25 - 11.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Ilda Zhulali

Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u diskutua për Shqipërinë. Në qendër të diskutimeve të eurodeputetëve ishin shqetësimi për nivelin e lartë të korrupsionit, pastrimin e parave, dhe mbështetja për protestat që i kanë dhënë zë zemërimit popullor kundër qeverisë.

Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian që vëzhgoi zgjedhjet në Shqipëri, Gahler, propozoi si zgjidhje paqtuese dhe shpresëdhënëse krijimin e një qeverie kujdestare që ta përgatisë vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

U kërkua gjithashtu që Komisioni Europian të vendosë kushte në Planin e Rritjes dhe ta lidhë çdo fond europian me zbatimin real të kërkesave të BE.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.