Sulm ajror kundër bandës famëkeqe në Haiti, helikopterët e El Salvadorit godasin me raketa selinë kriminale
Një operacion ushtarak kundër një prej bandave më të fuqishme kriminale në Haiti ka përfunduar me shkatërrimin e bazës së saj në Croix-des-Bouquets, në lindje të kryeqytetit Port-au-Prince. Helikopterë ushtarakë të El Salvadorit kanë qëlluar me raketa ndaj një ndërtese që përdorej si seli nga banda famëkeqe “400 Mawozo”. Nga sulmi raportohet për të paktën 20 viktima, por ky bilanc nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Pamjet e publikuara nga presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, tregojnë disa helikopterë që fluturojnë mbi ndërtesë dhe lëshojnë raketa, ndërsa persona të pranishëm në zonë largohen me vrap. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me policinë haitiane, ndërsa objektivi ishte rezidenca dhe qendra e operacioneve të Wilson Joseph, i njohur me nofkën “Lanmo San Jou”, drejtuesi i bandës. Ai nuk ndodhej në ndërtesë në momentin e sulmit.
Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, këtë herë me një varëse të artë në klipin e ri “Ya Hit”
Deklarata e pazakontë e Trump për UFO-t: Pilotët panë një objekt sferik që parakaloi me një shpejtësi të madhe avionin luftarak
Pas Italisë, kërcënime me bomba përmes e-maileve edhe në shkollat e Irlandës së Veriut dhe Skocisë
- 14:39 Zv.ministrja Tomini flet për buxhetin e vitit 2027 në shëndetësi, cilët janë sektorët që favorizohen
- 14:36 Studentët bojkotojnë mësimin dhe i bashkohen tubimit kombëtar
- 14:26 Historiku i përballjeve direkte, statistikat në favor të Finlandës, Shqipëria kërkon 3 pikë
- 14:25 Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, këtë herë me një varëse të artë në klipin e ri “Ya Hit”
- 14:24 Deklarata e pazakontë e Trump për UFO-t: Pilotët panë një objekt sferik që parakaloi me një shpejtësi të madhe avionin luftarak
- 14:11 Grabiti dy banka në Tiranë, Gjykata lë në burg 50-vjeçarin