Konjufca: Bllokada politike ngadalësoi reformat, por niveli i përgatitjes së Kosovës nuk ra

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, përfaqësoi Qeverinë e Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, të thirrur nga LDK-ja për diskutimin e Raportit të Progresit.

Gjatë fjalës së tij, Konjufca tha se periudha e përfshirë në raport është karakterizuar nga tri procese zgjedhore, bllokim institucional, një Kuvend jofunksional dhe një Qeveri në detyrë.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se Komisioni Evropian e lidh drejtpërdrejt ngadalësimin e reformave me krizën politike, e cila, sipas tij, ka dobësuar efektivitetin e qeverisjes dhe ka shtyrë përpara me vonesë reformat strukturore.

“Raporti mbulon periudhën nga shtatori 2025 deri në shtator 2026. Brenda kësaj kohe u zhvilluan tri palë zgjedhje, dy të parakohshme dhe një komunale. Presidenti nuk ishte zgjedhur deri në tetor, ndërsa Kuvendi ishte jofunksional gjatë pjesës më të madhe të periudhës. Raporti vëren se Kuvendi zhvilloi punë vetëm nga mesi i shkurtit deri në fund të prillit, ndërsa Qeveria ishte në detyrë për pjesën më të madhe të kësaj kohe.

Edhe gjatë kësaj periudhe pati një ndërprerje trejavore, nga 6 marsi deri më 25 mars, kur u mor vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Sipas raportit, kjo situatë e kufizoi efikasitetin e qeverisjes dhe vonoi reformat strukturore. Komisioni e lidh drejtpërdrejt ngadalësimin me bllokadën, ndërsa përparimi në reformat e Bashkimit Evropian mbetet i pabarabartë për shkak të paqëndrueshmërisë dhe bllokadës politike.

Konjufca kundërshtoi megjithatë vlerësimin se Kosova ka pasur rënie në nivelin e përgatitjes, duke deklaruar se kjo nuk ka ndodhur në asnjë fushë.

“Pamja e përgjithshme tregon se niveli i përgatitjes nuk ka rënë në asnjë fushë. Për luftën kundër krimit të organizuar, niveli i përgatitjes është rritur. Krahasuar me vitin e kaluar, progresi është vlerësuar më mirë në të paktën shtatë kapituj: reformën e administratës publike, lëvizjen e lirë të kapitalit, shërbimet financiare, akuakulturën, statistikat, politikat rajonale dhe koordinimin e instrumenteve strukturore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë. Në kapitullin e gjyqësorit është përmirësuar situata sa i përket dimensionit të lirisë së shprehjes. Krahasimin po e bëj me Raportin e Progresit të vitit 2025.

Në disa kapituj raportohet një rënie e ritmit të reformave, pra një ecje më e ngadaltë, por jo rënie në nivel tjetër. Ky është një përfundim që duhet parë në kushtet kur patëm tri palë zgjedhje, Kuvend të bllokuar dhe Qeveri në detyrë.”

Ministri kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, LDK-ja e ka paraqitur situatën e ekzekutivit në kërkesën për zhvillimin e seancës.

“Kërkesa e LDK-së për këtë seancë e paraqet Qeverinë sikur të kishte ushtruar kompetenca të plota, duke lënë pas dore bllokadën në të cilën ndodheshim”, deklaroi Konjufca.


Shtuar më 11.11.2026 15:06

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet