Sport

Elseid Hysaj, 100 ndeshje me fanellën kuqezi, presidenti Duka nderon mbrojtësin e Kombëtares

Elseid Hysaj vendos një rekord për kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi shkodran është në kuotën e 100 ndeshjeve të luajtura me fanellën kuqezi duke u bërë i pari futbollist që e arrin këtë shifër në historinë e skuadrës sonë përfaqësuese.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka nderoi Elseid Hysaj për këtë rekord duke i dorëzuar  medaljen dhe kapelen simbolike të UEFA, një moment të cilin ai e ka postuar edhe në rrjetet sociale

‘100 ndeshje kuqezi për Elseid Hysajn!  Kënaqësi t’i dorëzoja personalisht medaljen dhe kapelen simbolike të UEFA-s, në nder të këtij rekordi historik. I pari kuqezi që arrin 100 ndeshje me Kombëtaren! Urime, Elsi! Mirënjohje për gjithçka ke dhënë dhe vazhdon t’i japësh skuadrës sonë. Zakonisht urojmë edhe 100 ditëlindje, por ty në këtë rast të uroj edhe 100 ndeshje të tjera me Kombëtaren’-ishte mesazhi i presidentit Duka.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.