Debat në Komisionin e Ekonomisë, miratohet në parim brenda 9 minutash Projekt-Buxheti 2027/ Braçe-Leskajt: Punë kartoni e ke. Deputeti i PD: Kështu e keni bërë dhe Kuvendin Vala e protestave që po zhvillohet paralelisht si në Francë ashtu edhe në Shqipëri ka sjellë sot reagimin e ambasadores franceze në Tiranë, Catherine Suard.
Gjatë një vizite në qytetin e Korçës, ku mori pjesë në çeljen e një ekspozite fotografike kushtuar Luftës së Parë Botërore, diplomatja franceze u pyet nga gazetarët nëse sheh ngjashmëri mes protestave që po tronditin Francën dhe atyre në Shqipëri.
Ambasadorja Suard refuzoi të bënte krahasime politike mes situatave në të dyja vendet, por theksoi qëndrimin e prerë të Francës kundër dhunës në çdo formë të saj.
“Nuk dëshiroj të bëj komente. Por, si në Francë ashtu edhe në Shqipëri, ne dënojmë në mënyrë të veçantë aktet e dhunshme”.
Në Francë protestat po zhvillohen nga studentët, sindikatat dhe lëvizja e “Jelekëve të Verdhë” kundër rritjes së kostos së jetesës dhe reformave në arsim.
Tubimet e fundit në Paris dhe qytete të tjera janë shoqëruar me qindra të arrestuar dhe përplasje me forcat e rendit, çka ka detyruar qeverinë të angazhojë dhjetëra mijëra policë dhe të nisë negociatat sociale.
Top Channel