Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. SHKODËR /“TUKIÇI I MADH”, KONCERT HOMAZH ME GËZIM MYSHKETËN
Koncerti vokal-simfonik “Tukiçi i Madh”, me protagonist tenorin Gëzim Myshketa, mbahet më 12 nëntor, në orën 19:00, në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. I kushtuar 100-vjetorit të lindjes së tenorit të shquar shqiptar Ibrahim Tukiçi, koncerti vjen si një homazh për kontributin dhe trashëgiminë e tij në artin lirik shqiptar. Për Gëzim Myshketën, kjo mbrëmje shënon edhe rikthimin në Shkodër pas 32 vitesh.
2.EKSPOZITA “NOSTRATEMPUS” NGA GAZMEND LEKA TE GALERIA “GOCAT”
Ekspozita “Nostratempus” e artistit Gazmend Leka çelet sot në orën 18:00 te galeria “Gocat” në Tiranë. E kuruar nga Ardian Isufi dhe Ardian Kapo, ekspozita sjell një ndërthurje mes praktikës artistike dhe përvojës shumëvjeçare pedagogjike të artistit.
3. “ZËRA BREZASH”, TAKIMI I DYTË ME ARJANA HAXHIUN DHE ERIDJONA MEHMETIN
Kujtime dhe histori nga jeta dhe krijimtaria e piktorit të merituar Fatmir Haxhiu do të vijnë nesër në orën 18:00, në Rezidencën Ivanaj në Tiranë nga e bija e tij, Arjana Haxhiu në takimin e dytë të ciklit “Zëra Brezash”. Ndërsa Eridjona Mehmeti do të prezantojë mundësitë e inteligjencës artificiale përmes shembujve praktikë me AI dhe ChatGPT, duke trajtuar edhe rëndësinë e verifikimit të informacionit.
4. “E ZONJA E BUJTINËS”, KOMEDIA E GODONIT NË TEATRIN “SKAMPA”
Komedia “E zonja e bujtinës” e dramaturgut Carlo Goldoni me regji të Kiço Londos vijon rrugëtimin e saj. Ajo do të ngjitet në skenën e Teatrit “Skampa” në Elbasan më 12 dhe 13 nëntor, në orën 19:00.
5. SHFAQJA/“MIQ PËR KOKË”, KOMEDIA NË TEATRIN “BYLIS” NË FIER
Komedia “Miq për kokë” me regji të Astjano Shehajt shfaqet në Teatrin “Bylis” në Fier më sot, nesër dhe më 13 nëntor, në orën 18:00. Vepra rrëfen historinë e një avokati që shpik një mik imagjinar për të fituar më shumë liri në martesë, por situata ndërlikohet kur bashkëshortja kërkon ta takojë. I detyruar të gjejë një të panjohur që të luajë rolin e mikut të tij, ai përfshihet në një sërë situatash komike.
6. “ART PËRMES KOLAZHEVE ME PULLA POSTARE” NË MEMALIAJ
Ekspozita “Art përmes kolazheve me pulla postare” e artistes hungareze Judit Szendrei çelet nesër, më 12 nëntor, në orën 15:00, në Galerinë Kalo në Memaliaj. Përmes pullave postare, artistja krijon portrete, objekte dhe kompozime artistike, duke i shndërruar ato në mjete të komunikimit vizual dhe rrëfimit kulturor. Ekspozita mbart edhe një dimension humanitar, pasi synon të mbështesë personat me sindromën Doën.
7. “1984”, SHFAQJA E MUSTAFIC SIPAS VEPRËS SË ORËELL NË TIRANË
“1984” me regji të Dino Mustafic vijon të shfaqet në skenën teatrore në Tiranë më 12, 13, 14 dhe 15 nëntor, në orën 20:00 . Bazuar në romanin e njohur distopik të shkrimtarit George Orëell shfaqja trajton temat e pushtetit, kontrollit, mbikëqyrjes dhe lirisë individuale, duke sjellë një reflektim mbi marrëdhënien mes individit dhe sistemit.
8. DRAMA “DREJTËSI NË NUREMBERG” RIKTHEHET NË TEATRIN KOMBËTAR
“Drejtësi në Nuremberg” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar më 11, 12 dhe 13 nëntor, në orën 20:00. Me regji të Arben Kumbaros, shfaqja sjell një reflektim mbi drejtësinë, përgjegjësinë dhe ndërgjegjen njerëzore, përmes pyetjes: “Çfarë ndodh kur vrasim në emër të ligjit?”. Në kastin e aktorëve interpretojnë: Myzafer Zifla; Alfred Trebicka; Indrit Çobani; Lulzim Zeqja; Viktor Zhusti; Elia Zaharia; Ilirda Bejleri; Donald Shehu; Sokol Angjeli; Florian Agalliu; Neritan Liçaj; Artan Imami; Besmir Bitraku; Igli Zarka; Doriana Caushi; Gladiola Harizaj; Edison Lleshi; Livion Aliaj.












Komente
Komento