Në rrjetet sociale ishte lajmëruar si një protestë kombëtare, por në orën 14:00 përpara ministrisë së Arsimit u mblodhën një numër i ulët të rinjsh.

Grupe të ndryshme studentësh, disa nga Mjekësia e të tjerë nga Politekniku, marshuan nëpër rrugët e Tiranës deri para ministrisë.

Organizimi i protestës ka qenë kakofinik. Një grup studentësh kanë deklaruar mbajtjen e protestave kombëtare vetëm të mërkurën dhe të shtunën në orën 14:00, por të tjerë grupime çdo ditë në numër shumë të vogël kanë dalë përpara kryeministrisë.

Lajm në përditësim…