Në pikëpyetje certifikata e tij e shkollës së mesme, jep dorëheqjen zëvendëspresidenti i Indonezisë

11 Nëntor 2026 | 16:39

Zëvendëspresidenti i Indonezisë, Gibran Rakabuming Raka, ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, bëri të ditur një prej ndihmësve të tij për BBC-në.

Vendimi vjen pas një vendimi të Gjykatës Supreme të Indonezisë, e cila shpalli të pavlefshme certifikatën e shkollës së mesme që Gibran kishte përdorur gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024.

Çështja ka shkaktuar reagime në skenën politike të vendit, ku më shumë se 100 ligjvënës kanë mbështetur një nismë parlamentare që mund të hapte rrugën për nisjen e procedurave të shkarkimit të zëvendëspresidentit.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Presidenti i Indonezisë, Prabowo Subianto, e ka pranuar zyrtarisht dorëheqjen e tij.

Gibran Rakabuming Raka është djali i madh i ish-presidentit indonezian Joko Widodo, i njohur si Jokowi. Ky i fundit mbështeti Prabowon, ish-rivalin e tij politik, gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Prabowo fitoi zgjedhjet dhe mori drejtimin e vendit, por që prej atëherë marrëdhëniet mes dy figurave politike janë ftohur, duke vënë në pikëpyetje edhe aleancën që ndihmoi në ardhjen e tij në pushtet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm me raketa ndaj selisë së bandës në Haiti, Presidenti i El Salvadorit publikon pamjet e operacionit (VIDEO)

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka publikuar pamjet e një operacioni ushtarak kundër bandës kriminale “400 Mawozo” në Haiti. Në videon 48-sekondëshe shihen disa...
15:59 | 11/11/2026

Skandal me librat e krijuar nga IA në Indi, nis hetimi për mijëra botime

Një skandal që lidhet me përdorimin e inteligjencës artificiale në botimin e librave ka vënë në lëvizje autoritetet në Indi. Gjykata e Lartë e Madrasit...
15:41 | 11/11/2026

‘Nuk është më fantastiko-shkencore’: Makinat fluturuese mund të lançohen në Kinë brenda muajsh, thotë Xpeng

Njerëzit mund të fillojnë të udhëtojnë me të ashtuquajturat makina fluturuese në Kinë që nga vera e vitit 2027, tha për Euronews Next prodhuesi i...
15:06 | 11/11/2026