Pacolli kërkon hetim të thelluar pas arrestimeve në rastin “Hirano” dhe ngre dyshime për Valon Llukën

Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas ndalimit të dy personave të tjerë lidhur me çështjen e kompanisë “Hirano” në Mitrovicë, e cila është pjesë e Grupit Mabetex.

Në një postim publik, Pacolli ka akuzuar ish-përgjegjësin e kompanisë, Valon Llukën, se përmes veprimeve të dyshuara mashtruese mund t’i ketë shkaktuar dëm jo vetëm kompanisë dhe aksionarëve, por edhe të ketë keqpërdorur fondet e Bashkimit Evropian të akorduara për zhvillimin e fabrikës.

Të lidhura

None found

Sipas tij, arrestimet e fundit e bëjnë edhe më të domosdoshëm një hetim të plotë mbi dyshimet për keqpërdorime, për të cilat thotë se janë denoncuar më herët.

Pacolli ka sjellë në vëmendje edhe kompani të tjera të Grupit Mabetex ku, sipas pretendimeve të tij, ka punuar Lluka. Ai ka deklaruar se në disa prej këtyre kompanive janë evidentuar parregullsi me pasoja të konsiderueshme financiare.

Reagimi i tij është shtrirë edhe te projekti i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Pacolli ka kërkuar që çdo dyshim i mbështetur në prova të verifikohet nga institucionet përgjegjëse, përfshirë autoritetet në Shqipëri.

“Aty ku shfaqet emri i Valon Llukës kërkohet sqarim! Nga drejtësia kërkojmë që roli i tij dhe i bashkëpunëtorëve të tij, si dhe çdo kontratë, transaksion apo vendim i dyshimtë, të hetohen deri në fund”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka sqaruar se qëllimi i tij nuk është hakmarrja dhe as vendosja e ndëshkimeve pa prova, por zbulimi i së vërtetës dhe garantimi i një drejtësie të njëjtë për të gjithë.

“Kam kaluar dekada duke ndërtuar kompani dhe duke krijuar vende pune. U kam besuar njerëzve dhe u kam dhënë përgjegjësi, por askujt të drejtën ta keqpërdorë këtë besim”, ka deklaruar ai.

Pacolli ka njoftuar gjithashtu se do të ndjekë çdo rrugë ligjore për mbrojtjen e interesave të kompanive të tij. Ai ka përsëritur se dyshimet, nga rasti “Hirano” në Mitrovicë deri te projekti i aeroportit në Vlorë, duhet të marrin përgjigje përmes drejtësisë.

Akuzat dhe pretendimet e Pacollit ndaj Valon Llukës përbëjnë qëndrimin e tij, ndërsa përcaktimi i përgjegjësisë së mundshme penale i takon organeve kompetente të drejtësisë.


Shtuar më 11.11.2026 16:45

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet