Protesta nuk ndalet/ Studentët dhe qytetarët rrethojnë Ministrinë e Arsimit, kërkojnë largimin e Ramës

16:40, 11/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Studentë, të rinj dhe qytetarë vijojnë të qëndrojnë para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Protestuesit janë grumbulluar fillimisht pranë Fakultetit Politeknik të Tiranës, për të vijuar më pas drejt Fakultetit të Ekonomisë, ku janë bashkuar edhe me studentë të tjerë. Më pas, ata janë zhvendosur drejt ambienteve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Siç raporton gazetari i SYRI TV, Albi Rakipi, protestuesit vijojnë të qëndrojnë prej më shumë se dy orësh para Ministrisë, ku nuk kanë munguar thirrjet për dorëheqjen e Edi Ramës dhe akuzat për korrupsion ndaj qeverisë dhe Partisë Socialiste.

Në ambientet pranë Ministrisë janë pozicionuar efektivë të policisë dhe dy autobotë me ujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco