• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ismajli bën dallimin mes dy trajnerëve të Shqipërisë: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar!

by A. Q
11/11/2026 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konferenca për shtyp e Kombëtares shqiptare nis me mbrojtësin Ardian Ismajli, i cili del para mediave së bashku me trajnerin Rolando Maran, në prag të përballjes me Finlandën.

Pas humbjes në Helsinki, kuqezinjtë kërkojnë reagimin përpara tifozëve të tyre në “Arenën Kombëtare”.

Ismajli pritet të flasë për gjendjen e skuadrës, atmosferën në grup, mësimet e nxjerra nga ndeshja e parë dhe rëndësinë e marrjes së një rezultati pozitiv në këtë sfidë.

Ndeshjet:

“Jemi përgatitur shumë mirë dhe e dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Normalisht, kemi si qëllim dhe detyrim vendin e parë. Jemi një skuadër me më shumë cilësi se të gjitha ekipet e tjera të grupit tonë, por këtë duhet ta tregojmë në fushë. Në ndeshjen e parë kemi luajtur shumë mirë, por episodet bëjnë të tyren dhe kështu ajo ndeshje shkoi siç shkoi.”

Gabimet:

“Keni të drejtë. Në ndeshjen e parë pësuam dy gola nga dy goditje standarde. Ndonjëherë fati të kthen shpinën, pasi ne patëm rastet tona, por nuk arritëm t’i shfrytëzonim. Duke pasur parasysh se kundërshtarët kanë goditës shumë të mirë, duhet të shmangim faullet në afërsi të zonës sonë.”

Tifozët:

“Nuk mund të them se djemtë kanë stres apo panik kur luajnë përpara tifozëve tanë. Ata janë lojtari i 12-të për ne dhe mund të themi se këtu kemi arritur gjithmonë rezultate shumë të mira. Edhe në ndeshjen ndaj San Marinos na mbështetën shumë dhe ne arritëm të fitonim. Ndonjëherë rëndësi ka fitorja, jo mënyra se si luan, dhe në atë ndeshje mbështetja e tifozëve na ndihmoi shumë.”

Sylvinho-Maran:

“Unë besoj se mbrojtja më e mirë është sulmi. Sylvinho ka praktikuar një futboll shumë mbrojtës dhe statik, por ky futboll nuk ekziston më. Futbolli modern është ai që po aplikon sot Maran, pasi duhet t’i bësh presion kundërshtarit për ta detyruar të gabojë. Ne kemi lojtarë që janë të aftë të luajnë një kundër një dhe kemi mundësitë për ta bërë këtë. Nëse qëndrojmë shumë prapa, gjithçka bëhet më e vështirë.”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ismajli bën dallimin mes dy trajnerëve të Shqipërisë: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar!

Ismajli bën dallimin mes dy trajnerëve të Shqipërisë: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar!

November 11, 2026
Tensione në rritje/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi!

Tensione në rritje/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi!

November 11, 2026
Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Diskutuam rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë!

Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Diskutuam rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë!

November 11, 2026
Liga e Kombeve/ Dy ndeshjet e radhës, tekniku Maran: Duam t’ua shpërblejmë tifozëve mbështetjen, golat e Shqipërisë i presim të gjithë!

Liga e Kombeve/ Dy ndeshjet e radhës, tekniku Maran: Duam t’ua shpërblejmë tifozëve mbështetjen, golat e Shqipërisë i presim të gjithë!

November 11, 2026
“Janë çështje të brendshme”- Ambasadori i ri i Izraelit: Nuk ndërhyjmë në protestat në Shqipëri!

“Janë çështje të brendshme”- Ambasadori i ri i Izraelit: Nuk ndërhyjmë në protestat në Shqipëri!

November 11, 2026
“E lë mandatin për specat nëse…!” – Erion Braçe sfidon fermerët: Më shumë mbrojtje e mbështetje për prodhimin vendas!

“E lë mandatin për specat nëse…!” – Erion Braçe sfidon fermerët: Më shumë mbrojtje e mbështetje për prodhimin vendas!

November 11, 2026
108-vjetori i Forcave të Armatosura, Rama publikon pamjet: Respekt për ata që shërbyen, lavdi dëshmorëve

Buxheti i Mbrojtjes, ku do të investohet në ushtri? Nga sistemet anti-dron, tek anijet patrulluese, ja projektet që do të financohen

November 11, 2026
Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

November 11, 2026
Reforma Zgjedhore, Berisha kërkon ndryshimin e sistemit elektoral: Duam proporcional kombëtar dhe lista të hapura!

Reforma Zgjedhore, Berisha kërkon ndryshimin e sistemit elektoral: Duam proporcional kombëtar dhe lista të hapura!

November 11, 2026
Kryediplomati Wang Yi: Kina dhe Franca duhet të forcojnë dialogun e të trajtojnë së bashku sfidat

Kryediplomati Wang Yi: Kina dhe Franca duhet të forcojnë dialogun e të trajtojnë së bashku sfidat

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In