Një incident është regjistruar pranë tunelit të Murrizit, në anën e Tiranës, ku një kamion i tonazhit të rëndë ka dalë pjesërisht nga rruga, duke rrezikuar të përfundojë në greminë.

Automjeti ka çarë barrierat metalike mbrojtëse, të cilat kanë bërë të mundur ndalimin e tij dhe kanë shmangur rënien në greminë.

Pjesa më e madhe e kamionit ka mbetur në trupin e rrugës, duke penguar kalimin e automjeteve dhe paralizuar përkohësisht qarkullimin.

Si pasojë, është krijuar një radhë e gjatë automjetesh në të dy drejtimet e lëvizjes.

Ndërkohë, pritet ndërhyrja e policisë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit në këtë aks rrugor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: