Analisti Ergys Mërtiri në një intervistë në “News24” komentoi zhvillimet politike në vend, duke u ndalur edhe te protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se qeveria u tregua indiferente në protestën e qershorit dhe nuk i dëgjoi qytetarët, ndërsa në protestën e studentëve përdori dhunë barbare me shkopinj gome e gaz lotsjellës.

“Reagimi shoqëror ka qenë i lartë ndërsa qeveria është treguar indiferente. Ka gjithë kohës që zoti Berisha lë takime. I bën thirrje demokratëve të dalin në shesh dhe kjo nuk është veçse një mënyrë për të përvetësuar protestën…Kur shesh që PD grumbullohet në shesh dhe shkon t’i bashkëngjitet mezor, patjetër që kërkon që ta kapë protestën. Por protesta është adresuar ndaj establishmentit politik, ndaj Ramës dhe Berishës…Dhe në fakt Ramën po e mban në pushtet Berisha. Shumica e qytetarëve është e mërzitur nga të dyja palët dhe dalin në shesh duke thënë Rama në burg , Berisha në burg’.”, tha ai.

Më tej gjatë intervistës tha se çdo lëvizje që do të prodhojë protesta, i frikëson të dyja palët si Sali Berishën dhe kryeministrin e Edi Rama.

“Çdo lëvizje që do të prodhojë protesta që është lëvizje kundër Ramës dhe Berishës, i frikëson të dyja palët”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb