Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kapen me 18.8 kg marijuanë në makinë në Greqi, arrestohen shqiptari dhe partnerja greke

    Dëgjoi zërin e motrës në Big Brother, pa e ditur se ajo po ndërronte jetë në ato momente, historia prekëse e vitit 2002 rikthehet në vëmendje

    Egjipti shpall organizatë terroriste një fondacion nga Kosova, në listë edhe 35 organizata të tjera

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kapen me 18.8 kg marijuanë në makinë në Greqi, arrestohen shqiptari dhe partnerja greke
    Aktualitet

    Kapen me 18.8 kg marijuanë në makinë në Greqi, arrestohen shqiptari dhe partnerja greke

    November 11, 2026

    Një shqiptar 38-vjeçar dhe një shtetase greke 34-vjeçare janë arrestuar në Kostur të Greqisë, pasi u kapën duke transportuar 18.8 kilogramë marijuanë në automjetin e tyre.

    Operacioni u zhvillua mbrëmjen e kaluar nga oficerët e Departamentit të Narkotikëve në Kostur, pas shfrytëzimit të informacioneve për lëvizje të dyshimta të një automjeti privat në zonë.

    Gjatë kontrollit të makinës, policia zbuloi dy çanta udhëtimi, brenda të cilave ndodheshin 18 pako me marijuanë, me peshë totale bruto 18 kilogramë e 800 gramë.

    Përveç lëndës narkotike, autoritetet sekuestruan edhe automjetin që dyshohet se përdorej për transportin e drogës, dy telefona celularë dhe dy karta SIM.

    Hetimet paraprake po kryhen nga Departamenti i Narkotikëve në Kostur. Dy të arrestuarit, ndaj të cilëve është ngritur çështje penale, pritet të dalin përpara Prokurorit të Gjykatës Penale të Kosturit.

    Sipas të dhënave të raportuara, gjatë 15 muajve të fundit policia greke ka sekuestruar mbi 1.3 ton marijuanë në disa zona të vendit, përfshirë Igumenicën, Janinën, Kosturin, Follorinën dhe Selanikun.

    Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhet me trafikun nga Saranda drejt Igumenicës, linjë nga e cila raportohet se është transportuar pothuajse gjysma e sasisë së drogës së kapur në këto zona.

    Në një prej operacioneve në Igumenicë, autoritetet greke kanë sekuestruar edhe një skaf të ngarkuar me lëndë narkotike.

    greqi marijuanë shqiptari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kapen me 18.8 kg marijuanë në makinë në Greqi, arrestohen shqiptari dhe partnerja greke

    November 11, 2026

    Dëgjoi zërin e motrës në Big Brother, pa e ditur se ajo po ndërronte jetë në ato momente, historia prekëse e vitit 2002 rikthehet në vëmendje

    November 11, 2026

    Egjipti shpall organizatë terroriste një fondacion nga Kosova, në listë edhe 35 organizata të tjera

    November 11, 2026

    Karakaçi: 68 miliardë lekë për investime në infrastrukturë dhe energji në projektbuxhetin 2027

    November 11, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.