Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qeveria teknike, mesazhe të forta nga BE

Politico: Samiti i NATO-s në Shqipëri i pasigurt, Tirana propozon një takim virtual

Politico: Samiti i NATO-s në Shqipëri i pasigurt, Tirana propozon një takim virtual

17:47, 11/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërsa diplomatët e NATO-s vlerësojnë se zhvillimi i samitit të Aleancës në Shqipëri vitin e ardhshëm mbetet pak i mundshëm, Tirana po propozon një format më fleksibël për organizimin e tij, përfshirë shtyrjen e takimit ose zhvillimin e një samiti virtual.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në një deklaratë për median ‘Politico.eu’ është shprehur se Shqipëria është e gatshme të shqyrtojë alternativa për organizimin e takimit të nivelit të lartë të NATO-s.

Sipas Politico, udhëheqësit e Aleancës kanë hezituar të angazhohen për zhvillimin e samitit në Shqipëri, për shkak të shpenzimeve të ulëta të vendit për mbrojtjen dhe marrëdhënieve gjithnjë e më të tensionuara me presidentin amerikan Donald Trump.

Propozimi shqiptar për një takim fleksibël vjen në një kohë kur mbeten pikëpyetje mbi mundësinë e organizimit të samitit në Tiranë dhe angazhimin e aleatëve për këtë çështje.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco