Kurti nga Parisi: Pranimi i Kosovës në BE bazuar në meritë, jo përmes një dere të pasme

11 Nëntor 2026 | 18:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian përmes meritës dhe zbatimit të reformave, duke përjashtuar çdo rrugë të privilegjuar drejt integrimit.

Në një intervistë për gazetën prestigjioze franceze “Le Monde”, gjatë vizitës treditore në Paris, Kurti e ka përmbledhur qëndrimin e tij me mesazhin: “Pranimi në BE bazuar në meritë, jo përmes një dere të pasme”.

Gjatë intervistës, kreu i qeverisë së Kosovës është ndalur te procesi i integrimit evropian, situata e sigurisë në rajon dhe zhvillimet gjeopolitike. Ai ka kërkuar gjithashtu mbështetjen e Francës për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e qëndrueshmërisë së Kosovës.

Sipas “Le Monde”, vizita e Kurtit në Paris ka përfshirë dy takime me presidentin francez, Emmanuel Macron. Fillimisht, ata janë takuar kokë më kokë në Pallatin Elysee, ndërsa një tjetër takim është zhvilluar të mërkurën, me pjesëmarrjen e delegacioneve franceze dhe kosovare.

Kurti ndodhet në kryeqytetin francez edhe për të marrë pjesë në Forumin e 9-të të Paqes në Paris. Në fokus të bisedimeve me palën franceze kanë qenë integrimi evropian i Kosovës, mbështetja e Parisit dhe projektet infrastrukturore e energjetike.

Një prej çështjeve të diskutuara lidhet me organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 në Prishtinë. Kosova ka siguruar një kredi prej 60 milionë eurosh nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD), për projektimin e fshatit ndërkombëtar të sportistëve.

Sipas gazetës franceze, Kurti ka kërkuar gjithashtu financim për ndërtimin e tri linjave hekurudhore dhe modernizimin e një linje të katërt. Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Parisit për t’u integruar në Rrjetin Trans-Evropian të Transportit (RTE-T).

Në intervistë, kryeministri kosovar ka folur edhe për ndikimin e luftës në Ukrainë dhe pasojat e saj në sigurinë evropiane.

“Agresioni rus kundër Ukrainës tregon se historia po kthehet në skenën botërore me më shumë forcë se kurrë më parë në këtë shekull”, është shprehur Kurti.

Ai ka theksuar se Kosova ndodhet në një kontekst të ndjeshëm gjeopolitik, duke nënvizuar se Serbia vijon të mos e njohë pavarësinë e saj dhe e konsideron territorin e Kosovës pjesë të vetin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

Zvonko Veselinoviç, i cilësuar si një prej figurave më me ndikim në veri të Kosovës, raportohet se është larguar këtë mëngjes drejt Turqisë, në një...
16:23 | 11/11/2026

Konjufca: Bllokada politike ngadalësoi reformat

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Raporti i Progresit ka treguar se nuk ka pasur...
15:49 | 11/11/2026

Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Diskutuam rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë

Kryeministri Albin Kurti u takua me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në Paris. Kurti edhe këtë takim e zhvilloi në margjinat...
15:21 | 11/11/2026