Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alexander Darchiev, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare.
Lajmi u konfirmua të mërkurën nga Ministria e Jashtme ruse.
Darchiev ishte një diplomat me përvojë të gjatë, i njohur edhe për deklaratat e tij publike kritike ndaj Perëndimit.
Presidenti rus Vladimir Putin e kishte emëruar atë ambasador në Uashington në mars të vitit 2025, me misionin për të udhëhequr përpjekjet për afrimin diplomatik mes Moskës dhe administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.
Emërimi i tij dhe përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së kishin shkaktuar shqetësim në Ukrainë dhe në disa vende europiane, për shkak të ndikimit që një afrim i tillë mund të kishte në zhvillimet e luftës në Ukrainë dhe në sigurinë europiane.
Deri më tani, Ministria e Jashtme ruse nuk ka bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e vdekjes së diplomatit.










