FSK reagon pas publikimit të pamjeve ku një ushtar vetëplagoset duke gjuajtur me mitraloz (VIDEO)

11 Nëntor 2026 | 18:47

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka reaguar pas publikimeve të pamjeve ku shihet një ushtar i FSK-së duke u lënduar gjatë trajnimeve në një poligon.

FSK ka thënë se ushtari është “lënduar lehtë”, teksa kanë konfirmuar që i njëjti ka qenë duke shtënë në njërin prej poligoneve të FSK-së gjatë një trajnimi.

“Sa i përket njoftimeve nga mediat lidhur me lëndimin e lehtë të një pjesëtari të FSK-së, gjatë trajnimit ju informojmë që rasti ka ndodhur më herët në një nga poligonet e FSK-së. Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë realizimit të trajnimeve me municione ballafaqohet me rrezikshmëri të lartë dhe merr paraprakisht të gjitha masat e nevojshme parandaluese për menaxhimin e rrezikut, duke përfshirë pajisjet individuale dhe kolektive për mbrojtjen e personelit”, thuhet në komunikatën për media të FSK-së.

Nga FSK kanë bërë të ditur se gjatë trajnimeve kanë qenë të pranishëm edhe ekipet mjekësore, ashtu siç parashihet edhe me standardet e NATO-s.

“Po ashtu, në secilin aktivitet të FSK-së, konform procedurave standarde në fuqi i bashkëngjiten ekipet mjekësore për evakuim mjekësor potencial. Të gjitha masat e sigurisë janë në linjë me standardet e sigurisë të FSK-së, njëjtë sikur ato të NATO-s. FSK është e vetëdijshme që profesioni ushtarak përbën në vete një rrezikshmëri të lartë, në përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor, megjithatë në relacion me nivelin e aktiviteteve, numri i aksidenteve mbetet i vogël për shkak të masave të sigurisë në menaxhimin e rrezikut. Njëkohësisht, FSK mbetet e përkushtuar që vazhdimisht të rrisë sigurinë dhe garantojë ruajtjen e personelit”, kanë thënë FSK.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti nga Parisi: Pranimi i Kosovës në BE bazuar në meritë, jo përmes një dere të pasme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian përmes meritës dhe zbatimit të reformave, duke përjashtuar çdo rrugë të...
18:40 | 11/11/2026

Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

Zvonko Veselinoviç, i cilësuar si një prej figurave më me ndikim në veri të Kosovës, raportohet se është larguar këtë mëngjes drejt Turqisë, në një...
16:23 | 11/11/2026

Konjufca: Bllokada politike ngadalësoi reformat

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Raporti i Progresit ka treguar se nuk ka pasur...
15:49 | 11/11/2026