Reforma zgjedhore/ Oerd Bylykbashi: PS po përpiqet të diktojë njëanshëm axhendën; PD ka gati paketën me standardet e BE-së

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore nga Partia Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi në një intervistë për News24 se Partia Socialiste po synon të përcaktojë axhendën e reformës në mënyrë të njëanshme.

Ai e përshkroi mbledhjen e së hënës si një veprim provokues që rrezikonte dështimin e procesit. Bylykbashi kundërshtoi gjithashtu mënyrën e trajtimit të ndarjes territoriale, duke thënë se propozimi i bërë pa dakordësi nuk është rekomandim i ODIHR-it.

Të lidhura

None found

Duke folur për listat e hapura, deputeti demokrat u shpreh se PD kërkon që ato të jenë 100% të hapura si për Parlamentin, ashtu edhe për Këshillat Bashkiakë. Sipas tij, qëndrimi i Taulant Ballës për këtë çështje pasqyron vullnetin politik të kryeministrit Edi Rama.

Bylykbashi njoftoi se demokratët po përgatisin një paketë të plotë me propozime konkrete dhe dispozita të hollësishme ligjore për reformën zgjedhore. Ai theksoi se kanë edhe tri javë kohë dhe se PD-ja do të paraqesë propozime, jo vetëm qëndrime me fjalë.

“Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it janë detyrim për autoritetet shqiptare, por ata thonë se do të bëjnë konsensus me veten, sikur të shiheshin në pasqyrë. Ne do ta dorëzojmë paketën tonë dhe jemi të hapur. Propozojmë lista të hapura për Këshillin Bashkiak dhe rikthimin e koalicioneve”, tha Bylykbashi.


Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet