Studentët ndryshuan organizimin nga protestat e përditshme, duke thirrur protestë kombëtare me mbështetjen e diasporës çdo të mërkurë dhe të shtunë. Por përpara Ministrisë së Arsimit gjatë 11 nëntorit u mblodhën një grupim i dhjetëra të rinjve, duke ju bashkuar disa pedagogë edhe protestues të lëvizjes Flamingo. “Protesta nuk ndalet asnjëherë. Frikë kemi vetëm zotin. Duam të drejtat tona, atdheun tonë. -a jeni gjobitur për maskat? Po, dy herë. Por shteti duhet të na mbrojë, jo të na dhunojë! “Unë e kam mbaruar shkollën, por ju jam bashkuar studentëve se janë e ardhmja. Duhet të bashkohemi të jemi më shumë!” Pasi qëndruan për më shumë se tre orë në institucionin e politikave arsimore, vijuan marshimin drejt kryeministrisë, në një protestë të qetë me thirrje njëzëri për dorëheqje.