Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan të mërkurën pas marrjes së të njëjtit mesazh kërcënues për vendosje bombe. Alarmet u përhapën në disa qytete të vendit, ndërsa sipas raportimeve, kërcënimi mund të ketë prekur deri në 6 mijë institucione arsimore. Emaili anonim shkaktoi evakuimin e nxënësve dhe personelit, ndërsa forcat e policisë nisën kontrollet në ambientet e shkollave për të verifikuar nëse kishte lëndë shpërthyese. Ministri i Arsimit deklaroi se kërcënimet dyshohet të jenë të rreme dhe se numri i shkollave të prekura mund të rritet.