Hakerët pro-rusë kërcënojnë familjen e ministrit të Jashtëm Italian

11 Nëntor 2026 | 19:50

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani denoncoi kërcënimet e reja nga hakerat, këtë herë duke synuar anëtarët e familjes së tij, duke folur sot në Parlamentin e Romës .

“Edhe unë u bëra cak i hakerave, të cilët premtuan gjithashtu shpërblime financiare. Sot mora kërcënime të mëtejshme që përfshinin të gjithë anëtarët e familjes sime, përfshirë fëmijët e mitur”, tha Tajani.

Kujtohet se ditët e fundit grupi i hakerëve pro-rus NoName057(16) postoi në internet të dhëna personale të kreut të diplomacisë italiane, duke shtuar se do t’i paguante me kriptovaluta kujtdo që do t’i jepte informacione të mëtejshme.

Ministri i Jashtëm italian deklaroi se këto kërcënime lidhen me mbështetjen që ai dhe qeveria Meloni në tërësi vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 770 shkolla në Britani morën kërcënime me bomba përmes email-it: Do t’ju shkatërrojmë

Më shumë se 770 shkolla në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë 470 në Skoci dhe më shumë se 300 shkolla në Irlandën e Veriut, morën sot...
19:22 | 11/11/2026

Eurostat: Bien me 47% kërkesat për azil të shqiptarëve në vendet e BE-së

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në vendet e Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen kanë rënë me 47% gjatë dy viteve të fundit. Franca dhe...
19:20 | 11/11/2026

Shërbimi i inteligjencës rumune ka identifikuar një sulm kibernetik të lidhur me Rusinë

Një grup hakerash i lidhur me shërbimin rus të sigurisë FSB kreu një sulm kibernetik ndaj një organizate qeveritare rumune vitin e kaluar, njoftoi sot...
19:07 | 11/11/2026