Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar gjetjet e Raportit të Progresit për vendin në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga partitë opozitare. Lidhja Demokratike e Kosovës si iniciatorë të këtij debati konsideruan se progresi i Kosovës është “zero.” DEK Jehona Lushaku – Sadriu – deputete, LDK Në dhjetë kapituj zhvillimor të shtetit tonë, ne kemi arritur zero progres. D.m.th. nuk kemi marrë notën kaluese Gjetjet e raportit të Komisionit Evropian mbi mungesën e përparimit në drejtësi, demokraci, shërbime financiare dhe të tjera, sipas opozitës kanë treguar problemet e thella që sipas tyre janë rrjedhojë e keqqeverisjes aktuale.