Shkencëtarët zbulojnë ekosisteme pothuajse të paprekura në dy atolle të Paqësorit

Në një planet ku ndikimi njerëzor është shtrirë nga fundi i oqeaneve deri në majat e maleve, Bikar dhe Bokak, dy atolle të largëta në Ishujt Marshall, duket se kanë ruajtur thuajse të paprekur natyrën e tyre. Studiuesit i rendisin mes ekosistemeve detare më të egra dhe më të ruajtura në botë.

Atollet janë më veriorët e Ishujve Marshall: Bikar ndodhet 115 kilometra, ndërsa Bokak 384 kilometra larg zonës së banuar më të afërt.

Të lidhura

None found

Një ekip shkencor i vizitoi të dyja zonat gjatë një ekspedite të hollësishme në vitin 2023. Studiuesit hartuan bimësinë, shqyrtuan popullatat e zogjve të detit dhe të bregdetit, gjetën vendet ku shumohen breshkat, si dhe vëzhguan shkëmbinjtë koralorë dhe komunitetet e peshqve.

Ekspedita përfshiu edhe kërkime në thellësi të oqeanit. Për këtë, ekipi përdori pajisje zhytjeje, kamera nënujore, sisteme regjistrimi në det të thellë dhe një nëndetëse, duke mbledhur të dhëna për një gamë të gjerë të jetës detare.

Studimi identifikoi 15 koloni zogjsh deti që po shumoheshin ose mund të shumoheshin në këto zona. U regjistruan gjithashtu qindra grupe të ndryshme peshqish dhe grabitqarësh detarë, mes tyre peshkaqenë. Dy nga speciet e vërejtura mund të jenë të panjohura më parë për shkencën.

Studiuesit dokumentuan edhe 132 fole të breshkave të gjelbra të detit, pothuajse të gjitha në atollin Bikar.

Edhe pse kanë shumë ngjashmëri, atollët shfaqin dallime ekologjike: Bokak ka biomasë më të madhe të peshqve të shkëmbinjve nënujorë dhe korale të shumta, kurse Bikar dallohet për larmi më të madhe algash.

Autori kryesor i studimit, Dr. Alan Friedlander, ekolog detar në Universitetin e Havait, tha se ky është vlerësimi i parë i plotë ekologjik për Rezervatin Kombëtar Detar Bikar dhe Bokak. Ai i quajti zonat pasuri për Ishujt Marshall dhe për planetin, duke vlerësuar komunitetin e Atollit Utirik për mbrojtjen e tyre tradicionale gjatë dekadave.

Gjetjet shërbyen si bazë për krijimin e një zone detare të mbrojtur prej 48 mijë kilometrash katrorë rreth dy atolleve. Ajo është zona e parë kombëtare e mbrojtur detare në Ishujt Marshall.

Sipas Dr. Friedlander, këto territore kanë vlerë edhe si pikë krahasimi për kërkimet shkencore: ato u japin studiuesve mundësinë të vëzhgojnë funksionimin e ekosistemeve detare kur ndikimi njerëzor është i vogël.

Megjithatë, largësia nuk i izolon plotësisht atollet nga ndryshimet klimatike. Ngrohja e oqeanit, zbardhja e koraleve, ngritja e nivelit të detit dhe ndryshimet në produktivitetin detar po kërcënojnë edhe shkëmbinjtë koralorë më të largët.

Studimi u botua në revistën “Frontiers in Marine Science”. Autorët theksojnë se Bikar dhe Bokak mund të shërbejnë si laboratorë natyrorë për të kuptuar tiparet dhe funksionimin e ekosistemeve të shëndetshme detare, ndërsa ndikimi njerëzor bëhet gjithnjë e më i dukshëm në oqeanet e botës.


Shtuar më 11.11.2026 20:07

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet