Trajneri i Finlandës, Friis: Duam fitoren, që të marrim vendin e parë në grup
Trajneri i Finlandës, Jacob Friis ka folur për mediat në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kundër Shqipërisë, e vlefshme për grupin C1 në Ligën e Kombeve.
“Kjo ndeshje është si një finale për ne. E respektojmë kundërshtarin dhe shpresojmë që të jetë një sfidë e bukur. Por duam që ta fitojmë dhe të garantojmë vendin e parë në grup. E dimë që nuk do të jetë e lehtë edhe për shkak të mbështetjes së tifozëve, por jemi përgatitur mirë.
Do të jetë një ndeshje e vështirë. Jemi munduar të analizojmë kundërshtarin për të parë pikat e forta dhe të dobëta. Shqipëria është një ekip me cilësi por ne jemi munduar të punojmë për të bërë më të mirën dhe arritur në rezultat pozitiv”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Finlandës, Jacob Friis.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



