Wednesday / November 11 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Ibrahimaj në Këshillin e Investimeve: Mbështetje për biznesin në përafrimin me standardet europiane

Share Share Icon

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e radhës të Këshillit të Investimeve, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit të biznesit dhe partnerëve ndërkombëtarë, ku u diskutuan çështje që lidhen me përmirësimin e klimës së investimeve, përafrimin e bizneseve me standardet e Bashkimit Europian dhe lehtësimin e procedurave administrative.

Gjatë mbledhjes u prezantua analiza e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve dhe rekomandimet për adresimin e sfidave me të cilat përballen bizneset në procesin e integrimit europian.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se përafrimi i legjislacionit me standardet e BE-së kërkon jo vetëm miratimin e akteve ligjore, por edhe përgatitjen e ndërmarrjeve për zbatimin e kërkesave të reja që lidhen me prodhimin, ofrimin e shërbimeve dhe konkurrueshmërinë në tregun europian.

Në këtë drejtim, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka nisur punën për një program që synon të ndihmojë bizneset shqiptare në përafrimin me standardet europiane dhe përgatitjen për aksesin në tregun e përbashkët europian.

Programi do të zbatohet në disa faza, duke nisur me informimin e bizneseve mbi standardet horizontale, të zbatueshme për të gjithë sektorët, dhe standardet vertikale, që lidhen me sektorë të veçantë të ekonomisë.

Një element i rëndësishëm do të jetë evidentimi i nivelit të përgatitjes së bizneseve përmes mbledhjes së informacionit drejtpërdrejt pranë ndërmarrjeve. Ky proces do të mundësojë identifikimin e nevojave konkrete dhe ndërtimin e instrumenteve të përshtatshme mbështetëse, veçanërisht për investimet në teknologji, pajisje, ambiente dhe certifikime të nevojshme për përmbushjen e standardeve europiane.

Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se mbështetja për certifikimin dhe modernizimin e ndërmarrjeve është përfshirë edhe në programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, ndërsa po shqyrtohen edhe instrumente të tjera financiare, përfshirë mundësinë e granteve të dedikuara.

Një tjetër fokus i mbledhjes ishte thjeshtimi i procedurave administrative dhe identifikimi i barrierave që ndikojnë në aktivitetin e sipërmarrjeve.

Lidhur me këtë, ministrja informoi se në muajin dhjetor do të rinisin tryezat e konsultimit me sektorë të ndryshëm të ekonomisë, me qëllim shqyrtimin e procedurave për marrjen e lejeve, licencave, autorizimeve dhe shërbimeve të tjera publike, si dhe identifikimin e kostove dhe pengesave që has biznesi gjatë këtyre proceseve.

Ministrja ftoi përfaqësuesit e biznesit dhe shoqatat të angazhohen aktivisht në këto tryeza, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në evidentimin e problematikave dhe hartimin e zgjidhjeve konkrete.

Në diskutim u përfshinë gjithashtu forcimi i sistemit të klasifikimit, monitorimit dhe inspektimit, përmirësimi i standardeve në sektorin e turizmit dhe garantimi i një zbatimi të barabartë të kërkesave ligjore për të gjitha bizneset.

Gjatë mbledhjes, ministrja Ibrahimaj u ndal  gjithashtu te projektligji I ri “Për investimet në Republikën e Shqipërisë”, i cili ndodhet në proces konsultimi publik.

Projektligji synon të krijojë një kuadër ligjor në përputhje me standardet e Bashkimit Europian, duke marrë parasysh rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë dhe sugjerimet e ardhura ndër vite nga komuniteti i biznesit dhe grupet e interesit.

Kuadri i ri parashikon mekanizma për mbrojtjen e investimeve, shqyrtimin e investimeve të huaja direkte, si dhe masa mbështetëse për investitorët.

Ministrja theksoi se procesi i konsultimit do të vijojë me qëllim përfshirjen e rekomandimeve të biznesit dhe partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa aktet nënligjore do të përgatiten dhe diskutohen paralelisht me projektligjin, për të garantuar një kuadër të plotë dhe funksional.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

UNCTAD prezanton Sistemin e Automatizuar të Eksportit të Doganave sipas standarteve të BE

Përfaqësues të Administratës Doganore Shqiptare (ADSH) dhe të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) u takuan sot...

6 hours më parë 2 Min Lexim

Mjaftueshmëria e kapitalit të sektorit bankar arriti nivelin më të lartë historik në shtator

Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar u rrit në tremujorin e tretë dhe arriti nivelin më të lartë historik. Sipas Bankës së Shq...

7 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!