E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 36 minuta më parë
Politikë

Rama: Nuk ka më mbrojtje për askënd, shpata e drejtësisë po kërcënon “kokat e mëdha” në pushtetin politik

Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin e fundit për Shqipërinë, duke u ndalur te vlerësimi për luftën kundër korrupsionit dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Gjatë diskutimit në Dublin të Irlandës, Rama u shpreh se raporti për herë të parë nuk e cilëson më korrupsionin si gjerësisht të përhapur, por thekson se ai mbetet një shqetësim. Sipas tij, kjo tregon përparim real në luftën kundër korrupsionit.

Kreu i qeverisë e cilësoi reformën në drejtësi si një ndryshim historik, duke argumentuar se për herë të parë në historinë e vendit, persona me pushtet po gjykohen nga një sistem i pavarur gjyqësor.

“Kjo shpatë iu dha në dorë prokurorëve dhe gjyqtarëve të pavarur. Tani shpata po kërcënon ‘kokat e mëdha’ në pushtetin politik. Sigurisht që nuk është diçka e lehtë për t’u përballur, por është mënyra e vetme”, u shpreh Rama.

Reklamë

Më tej, kryeministri theksoi se institucionet duhet të mbështesin sistemin e ri të drejtësisë dhe të vijojnë përpara, pavarësisht problematikave që mund të shfaqen gjatë procesit.

“Ajo që duhet të bëjmë është të mbështesim këtë pushtet të ri të pavarur dhe të ecim përpara, edhe pse sytë nuk janë të mbuluar plotësisht. Kjo është ajo që them kur them se sistemi po e lufton korrupsionin: nuk ka më mbrojtje për askënd, pavarësisht tejkalimeve gjyqësore apo gjërave të ngjashme”, deklaroi Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.