”SHISH ka marrë goditje në zemër”, Roland Qafoku: Goditja më e madhe që ka marrë shteti shqiptar pas vitit 1990

11 Nëntor 2026 | 21:52

Gazetari Roland Qafoku komentoi hetimin e SPAK ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, duke e cilësuar këtë zhvillim si një nga goditjet më të rënda për institucionet e shtetit shqiptar që prej vitit 1990.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Qafoku u shpreh se SHISH ka marrë një goditje në zemër, duke theksuar se ky institucion ka një specifikë të veçantë në raport me strukturat e tjera shtetërore.

“SHISH ka marrë një goditje në zemër. SHISH ka një specifikë. Edhe Policia mund të ndryshojë shumë herë strukturën, ndërsa SHISH është i paprekshëm në këtë drejtim. Dhe të arrijë SHISH në këtë unë them që ka marrë goditjen më të madhe që mund të ketë marrë shteti shqiptar pas vitit 1990.

SHISH ka 1 mijë e pak veta, por ata pretendohej se ishin më të përzgjedhurit, më të ndershmit, më profesionistët.

Sot diskutojmë që drejtuesja e SHISH-it… Ka kaq shumë zonja të korruptuara, ua kanë kaluar burrave”, tha Qafoku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefoni që çoi në SPAK Sara Milën, Artan Hoxha zbulon detajet: Ja çfarë kam parë në dosje

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje nga hetimi që çoi deputeten socialiste të Elbasanit, Sara Mila, në Prokurorinë e Posaçme. I ftuar në emisionin Now...
21:30 | 11/11/2026

Gjobitja e të miturit jetim, Shehi: I varfri e pëson gjithmonë më shumë, masat për të trembur protestuesit

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, komentoi rastin e të miturit jetim, i cili u gjobit...
22:21 | 10/11/2026

“Zbrit në shesh dhe shiko çfarë ka ndodhur”, përplasen Pashaj dhe Morava

Një debat i tensionuar ishte ai në emisionin Now në Euronews Albania mes gazetares Kostana Morava dhe mjekut e aktivistit Ermal Pashaj, lidhur me protestat...
22:12 | 10/11/2026