Për kryeministrin Edi Rama, Shqipëria ka një mundësi reale për anëtarësimin brenda vitit 2027. Nga Dublini, kryeqyteti I Iralndës, ku kreu I qeverisë ishte I ftuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane theksoi se qeveria do të bëj çdo përpjekje për të bërë të mundur përmbylljen e të gjithë kapitujve të negociatave. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet që t’i përmbyllim negociatat brenda vitit 2027, pavarësisht se është diçka ambicioze. Për të kaluar nga një situatë ‘gjithçka ose asgjë’ në një situatë ku vendet merren në mënyrë graduale, është qasja e duhur. Plani i rritjes është pjesë e kësaj qasjeje. Është më mirë se më parë kur nuk kishte asnjë stimul, por vetëm detyra shtëpie Rama komentoi edhe protestat. Ai tha se ato nisën gna urrejtja e madhe kundër presidentit amerikan Donald Trump, pasi njëri nga investitorët është dhëndri i tij.