Kryeministri Edi Rama tha se inteligjenca artificiale është një bekim për Shqipërinë duke theksuar se se 95% të shërbimeve vendi ynë i ofron online.
“Teknologjia e re dhe inteligjenca artificiale kanë qenë bekime, sepse e shkuara jonë është ende e rëndë. Nuk vijmë nga një traditë e gjatë shteti, shteti ynë është i ri. Kemi nisur të ndërtojmë institucione vetëm në 1912, jo me shumë sukses për të qenë të sinqertë. Pastaj patën 50 vjet komunizëm, një makineri që u ndërtua për qëllime krejt të tjera dhe pastaj u shpërbë e tëra. Pastaj na u desh të riangazhoheshim.
Shqipëria ka 95% të shërbimeve online. Nëse pak vite më parë duhet të rrije në radhë për një certifikatë lindjeje e të jepje ryshfet, sot këtë certifikatë lindjeje e merr falas vetëm me një klikim e shumë shërbime të tjera. Tashmë po përpiqemi që të aktivizojmë një produkt që unë e kam ëndërr për ta thënë sinqerisht, për të pasur një proces plotësisht të kryer përmes inteligjencës artificiale që nëse do t’ia dilnim me sukses, do të ishte e jashtëzakonshme.
Është e ndërlikuar, por po punojmë për të dhe do të ishte vërtetë e shkëlqyer nëse do t’ua bënim dhuratë disa vendeve të mëdha që të kenë procese më transparente, efikase prokurimi”, tha Rama.










