Rizvanolli: Çmimi i energjisë ka arritur në 500 euro për megavat-orë, dimër i vështirë për Kosovën dhe Evropën

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar një dimër të vështirë energjetik, duke thënë se çmimet në tregjet ndërkombëtare kanë arritur në rreth 500 euro për megavat-orë që në ditët e para të nëntorit.

Ajo në emisionin “Politiko” në Kanal10, ka krahasuar situatën aktuale me krizën energjetike të vitit 2021, kur çmimet e tilla ishin regjistruar në kulmin e dimrit.

Ajo ka thënë se një nga arsyet kryesore për këtë situatë është konflikti në Iran dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, që ka ndikuar në furnizimin me naftë dhe gaz natyror të lëngëzuar.

Rizvanolli ka theksuar se edhe Kosova po përballet me sfida, sidomos për shkak të bllokut B1 të Termocentralit Kosova B, i cili është jashtë funksionit që nga 6 prilli për shkak të investimeve në elektrofiltra dhe sistemin e deazotizimit.

Sipas saj, projekti ka pasur vonesa, ndërsa Ministria ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me KEK-un dhe Bashkimin Evropian për përshpejtimin e punimeve.

Si masë për përballimin e situatës, ministrja ka bërë të ditur se janë rritur kapacitetet interkonektive me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut për 350 megavat në total./KP

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika