Mbappé mungon, Zidane zbulon prapaskenat: Donte të luante, por morëm këtë vendim Ylli portugez hyn në botën e kinematografisë si producent, në një projekt të përbashkët me regjisorin e famshëm Matthew Vaughn. Seriali “Day 1s” do të ketë futbollin në qendër të historisë dhe pritet të përfshijë edhe Thierry Henry.
Cristiano Ronaldo nuk mjaftohet më vetëm me sukseset në fushën e futbollit. Superylli portugez po zgjeron aktivitetin e tij në industrinë e argëtimit, këtë herë si producent i një seriali televiziv, titulluar “Day 1s”, xhirimet e të cilit kanë nisur zyrtarisht.
Projekti është pjesë e bashkëpunimit me regjisorin e njohur britanik Matthew Vaughn, me të cilin Ronaldo krijoi në prill të vitit 2025 studion e pavarur të prodhimit filmik “UR MARV”. Lajmin e bëri të ditur vetë futbollisti përmes një postimi në Instagram, ku publikoi një fotografi së bashku me Vaughn. “Lajm i shkëlqyer, sapo ka nisur prodhimi i serialit tim të parë televiziv ‘Day 1s’. Më shumë së shpejti”, shkroi portugezi, pa zbuluar detaje të tjera rreth projektit.
Megjithatë, sipas raportimeve të medias së specializuar “Deadline”, futbolli do të jetë në qendër të historisë. Ngjarjet do të zhvillohen rreth Stanley Dalton, një agjent britanik, i interpretuar nga aktori Damian Lewis. Seriali pritet të ketë gjithashtu si të ftuar Cristiano Ronaldon dhe ish-rivalin e tij në futboll, Thierry Henry.
Ndërkohë, ambiciet e studios “UR MARV” nuk ndalen te televizioni. Projekti i parë kinematografik i kompanisë, filmi “Stuntnuts”, një komedi aksion që i kushtohet botës së kaskaderëve, raportohet se ka përfunduar. Në kastin e tij bëjnë pjesë emra të njohur të Hollywood-it, si Chris Hemsworth, Sam Rockwell dhe Matt Damon. Kështu, Ronaldo po ndërton një tjetër kapitull të karrierës së tij, këtë herë larg fushës së blertë, duke synuar të lërë gjurmë edhe në industrinë e filmit dhe televizionit.
Top Channel