Bukuria e vajzave nga Kosova ka marrë vëmendje edhe në një vlerësim të bërë nga influencuesi i njohur Kieran Brown, i cili pretendon se ka vizituar plot 165 vende të botës.

Pas udhëtimeve të shumta dhe përvojave në kultura të ndryshme, Brown ka ndarë mendimin e tij se në cilat vende jetojnë gratë më të bukura në botë, duke përfshirë edhe Kosovën në pesëshen e parë të renditjes së tij.


Vlerësimi i tij është bërë temë diskutimi në rrjetet sociale, veçanërisht për faktin se Kosova është përfshirë në mesin e vendeve që ai veçon për bukurinë e grave.

Përmes një videoje të publikuar në TikTok, influencuesi ka rikthyer në vëmendje pyetjen se cili shtet ka gratë më të bukura, duke u mbështetur në përvojën e tij të udhëtimeve në 165 vende të ndryshme.

Natyrisht, bëhet fjalë për një vlerësim subjektiv, të bazuar në përshtypjet dhe përvojat personale të tij, por përfshirja e Kosovës në pesëshen e parë është një tjetër rast që ka nxitur krenari dhe reagime në rrjetet sociale. /Telegrafi/