Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se forcimi i lekut dhe zhvlerësimi i ndjeshëm i monedhës euro është ndikuar nga një gamë gjerë faktorësh.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ai theksoi se turizmi ka ndikimin e vet, por nuk është element përcaktues. Sipas gazetarit, një nga faktorët që ka ndikuar në këtë panoramë është qarkullimi i parave të trafiqeve.
Tomorri theksoi se bum turistik kanë përjetuar edhe vende të tjera, por kjo nuk ka ndikuar në forcimin e monedhave të tyre, dhe si rast përmendi Spanjën.
“Nuk e përjashtojmë turizmin. Ka edhe vende të tjera që ka pasur rritje të turizmit, por nuk e kanë përjetuar këtë, Spanja e ka përjetuar një bum turistik, dhe monedha e Spanjës nuk u forcua në këtë mënyrë. Janë disa faktorë: Është turizmi, flukset informale, parave të jashtëligjshme. Janë paratë që vijnë nga trafiqet. As një vend tjetër që ka parur bum turistike më të madh se Shqipëria, nuk e ka përjetuar një gjë të tillë, Ne nuk kemi industri, nuk kemi sistem ekspertësh, ne kemi vetëm turizmi.“, theksoi ai.










