“Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte prej 6 muajsh në rafte”, gazetarja zbardh dosjen e Sara Milës në Top Story 11/11 22:43
Rritja e numrit të përfituesve të ndihmës ekonomike në Elbasan dhe dyshimet për ndërhyrje të paautorizuara në sistemet kompjuterike kanë qenë në fokus të diskutimeve në emisionin “Top Story”.
Ndërkohë, u ngritën pretendime edhe për mijëra ndërhyrje të dyshimta në sistemin e e-Albania.
Sulo: Ai i ndihmës ekonomike kishte deklaruar në prokurori, kur e pyetën: “Pse i rrite nga 110 në 330?”, ai kishte thënë: “Po ku marr vesh unë nga kompjuteri, i kishte rritur kompjuteri vetë”.
Muka: Një nga punonjësit nuk ka qenë aty kur është bërë një aplikim për një familje. Ka pasur hyrje të paautorizuara në kompjuterë.
Beci: Minimalisht, në e-Albania ka 18 mijë ndërhyrje të çuditshme në sistemin që ruan Diella.
Top Channel